Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Kjo e shtunë shënon ditën e 49-të protestës. Skenari është i njëjtë, pika e grumbullimit ishte në Sheshin Skënderbej, për tu zhvendosur te kryministria në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më pas protestuesit do të marshojnë nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Thirrja e tyre është përmbushja e planit me pesë pika të shpallur pak javë më parë. Mes tyre përfshihet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe kabintetit të tij, krijimi i një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj ndryshime kushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe anulimin e disa ligjeve për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. /vizionplus.tv