Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

Presidenti hungarez Tamas Sulyok ka firmosur këtë të shtunë amendamentin kushtetues i cili i jep fund presidencës së tij. Legjislacioni ishte pjesë e përpjekjes së Partisë Tisza të kryeministrit Peter Magyar, për të sjellë ndryshime në strukturën e mbetur të pushtetit të ish-kryeministrit Viktor Orban dhe për të shkarkuar nga detyra presidentin Sulyok. Sulyok kishte pesë ditë kohë për të nënshkruar amendamentin ose rrezikonte një krizë të zgjatur kushtetuese dhe procedura shkarkimi. Amendamenti do të shkarkojë jo vetëm Sulyok nga detyra, por edhe kreun e Gjykatës Kushtetuese Peter Polt. Gjithashtu do të shkarkojë gjyqtarët në gjykatë mbi moshën 70 vjeç dhe do t’u ndalojë deputetëve që kanë shërbyer tre mandate në parlament të kandidojnë përsëri, gjë që vlen për më shumë se gjysmën e deputetëve...