‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protesta e 49-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Qytetarët janë mbledhur edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, në protestën e 49-të radhazi kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Pas fjalimeve të mbajtura nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, protestuesit nisën marshimin nëpër akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit. Me pankarta dhe mesazhe të ndryshme, ata shprehën pakënaqësitë për situatën në vend, duke kërkuar ndryshim politik, përgjegjësi dhe llogaridhënie nga institucionet. Protesta po vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Burimi:
syri.net