Disiplina gjobit Vllazninë, Gurishta i’a hedh lehtë
Vendimi nr. 48 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.05.2026 KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Lojtari i KF Vllaznia, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Dinamo DB U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tekstil A, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në...
Burimi:
sportiim.al