Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ndalon instalimin e TikTok-ut në pajisjet federale

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ndalon instalimin e TikTok-ut në pajisjet federale

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së këtë javë ka arritur në përfundimin se ligji që kërkonte heqjen e TikTok-ut nga pajisjet qeveritare nuk zbatohet më për versionin aktual amerikan të aplikacionit. Opinioni ligjor u publikua gjashtë muaj pasi operacionet e TikTok-ut në SHBA iu transferuan një grupi sipërmarrjesh, shumica e të cilave janë amerikane, ndërsa kompania ByteDance me bazë në Pekin mbajti një pjesëmarrje prej 19,9 për qind. TikTok-u është përballur prej vitesh me shqyrtim të shtuar në SHBA për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë kombëtare, duke e vënë platformën përballë rrezikut të një ndalimi në mbarë vendin. Në fund të vitit 2022, Kongresi i SHBA-së miratoi me mbështetje dypartiake një ligj që kërkonte nga agjencitë e degës ekzekutive të heqin TikTok-un nga pajisjet federale....