Deklarata për Kosovën, ministrja serbe refuzon dorëheqjen: Duhej të përdorja termin “deportim”, Sveçla është terrorist!
xhelal svecla-Snezana Paunoviç SERBI- Ministrja serbe Snezana Paunoviç ka reaguar pas polemikave të shkaktuara nga deklarata e saj për “spastrimin etnik të Kosovës”, duke thënë se ndoshta ka përdorur një term jo të përshtatshëm. Në një intervistë për televizionin serb TV Prva, Paunoviç deklaroi se fjala më e përshtatshme do të kishte qenë “deportim”, duke shtuar se përdorimi i termit “spastrim etnik” solli kritika nga të gjitha anët. “Me siguri duhej të thoja deportim, thjesht që të shmangia kaq shumë kritika nga të gjitha anët. Por, kushdo që është i arsyeshëm e kupton për çfarë kam folur, edhe pse fatkeqësisht më rrëshqiti ai term. Në fund të ditës, kur vetë ke qenë subjekt i spastrimit etnik, ose për pak sa nuk ndodhi, sepse ende përpiqen...
Burimi:
zeri.ai