Fjalimi i parë si lider i ri i Laburistëve, Burnham premton ndryshim: Do t’u rikthejmë britanikëve besimin dhe shpresën
Andy Burnham e përmbylli fjalimin e tij të parë si lider i ri i Partisë Laburiste me një premtim për të “rikthyer shpresën” dhe për të sjellë rezultate për qytetarët britanikë. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Burnham pranoi se nuk i ka bërë gjithmonë gjërat siç duhet dhe se i vjen keq për rastet kur ka dështuar. “Por unë gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja”, tha ai, duke shtuar se me kalimin e kohës ka dëgjuar, ka mësuar dhe shpreson se është përmirësuar si rezultat i këtyre përvojave. “Unë e di se çfarë besoj dhe çfarë dua të bëj. Unë kam një plan”, deklaroi Burnham. Ai u zotua se nën drejtimin e tij Partia Laburiste do të punojë për t’u kthyer njerëzve besimin dhe shpresën që,...
Burimi:
javanews.al