Në Shangai mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026
Në Shangai po mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimi i Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së. Në konferencën me temë kryesore “Partnerë inteligjentë, krijimi bashkërisht i së ardhmes”, pjesëmarrësit diskutuan së bashku për promovimin e zhvillimit të AI-së globale. Deklarata e Konferencës thekson se AI po riformëson në mënyrë gjithëpërfshirëse modelet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të njerëzimit dhe do të ketë një ndikim të thellë mbi përparimin e qytetërimit njerëzor. AI sjell si mundësi, ashtu edhe sfida. Nga njëra anë, ajo është thellësisht e integruar në sektorët e ndryshëm, si industria, shërbimet publike dhe kërkimet shkencore, duke i dhënë një hov të fuqishëm transformimit ekonomik, përparimit teknologjik dhe rritjes së efikasitetit. Nga ana tjetër, në përditësimin e AI-së, problemet...
Burimi:
javanews.al