Debate për deklaratën e Paunoviç / Vokshi kërkon shpalljen “non grata”. Hasani: Qeveria ka mbajtur qëndrimin e saj

Debate për deklaratën e Paunoviç / Vokshi kërkon shpalljen “non grata”. Hasani: Qeveria ka mbajtur qëndrimin e saj

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kërkuar dënimin e deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila është shprehur se Kosova do të duhej të ishte spastruar etnikisht. Gjatë mbledhjes së komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i cilësoi deklaratat e ministres serbe si të papranueshme dhe kërkoi që ndaj saj të ndërmerren masa, përfshirë shpalljen “non grata”. “Pse nuk shpallet non grata, pse nuk thirret me urgjencë ambasadori serb dhe t’i paraqitet një notë proteste? Kur relativizohen krimet e Millosheviçit, Shqipëria nuk mund të heshtë”, u shpreh Vokshi. Sipas saj, deklarata e Paunoviç nuk përbën një gafë politike, por një “legjitimim të hapur të spastrimit etnik”. Vokshi theksoi se ndaj kësaj deklarate kanë reaguar edhe institucione ndërkombëtare,...