Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali
Kur Tilman J. Fertitta kontaktoi kantierin e famshëm gjerman Lürssen, një prej prodhuesve më të njohur në botë të jahteve luksoze, ai e kishte të qartë se çfarë kërkonte. Miliarderi amerikan, i cili aktualisht mban edhe postin e ambasadorit të SHBA-ve në Itali, kishte tashmë një histori me jahtet luksoze, pasi ndër vite ka blerë të paktën pesë anije, të gjitha me të njëjtin emër: “Boardwalk”. Pas disa jahteve më të vogla dhe një modeli 77-metërsh të blerë në vitin 2021 nga kantieri holandez Feadship, Fertitta bëri hapin më të madh në majin e kaluar, me marrjen në dorëzim të superjahtit gjigant 117 metra të gjatë, me emrin teknik Project 13797, i ndërtuar në kantierin Lürssen në Vegesack/Aumund, pranë Bremenit. Kostoja e këtij “përbindëshi detar”...
Burimi:
javanews.al