Botërori i ndryshon karrierën, portieri i Norvegjisë merr ofertën e pabesueshme edhe pse është 35 vjeç

Botërori i ndryshon karrierën, portieri i Norvegjisë merr ofertën e pabesueshme edhe pse është 35 vjeç

12 Korrik 2026 12:25 Telesport Norvegjia shkruajti historinë këtë Kupë Bote, duke shkuar për herë të parë deri në çerekfinale, aty ku eliminua mbrëmë nga Anglia. Një nga lojtarët më të mirë të Norvegjisë këtë Botëror ishte padyshim portieri Orjan Nyland, i cili sidomos në fazën e 1/16-ve ndaj Brazilit ishte i jashtëzakonshëm. Nyland, tashmë 35 vjeç, është një lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Sevilla-n në qershor të këtij viti. Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Botëror, kanë bërë që Nyland të përfundojë nën radarin e Manchester City. The Sun zbulon se trajneri i ri i “Qytetarëve”, Enzo Maresca ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e Nyland. Norvegjezi shihet si kandidati dieal për portierin e dytë të City, pas Gigio Donnarumma. Portieri...