Goli i parë i Bellingham ndaj Norvegjisë nuk ishte i rregullt? FIFA del me qëndrim të prerë
12 Korrik 2026 11:45 Telesport Anglia eliminoi 2-1 Norvegjinë dhe siguroi biletën për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Argjentinën. Nordikët kaluan të parët në avantazh, por anglezët barazuan në fund të pjesës së parë me Jude Bellingham. Për golin e mesfushorit anglez ka pretendime, se topi është devijuar nga kabulli i njërës prej kamerave që xhironin ndeshjen nga lart. Megjithatë, FIFA ka reaguar shkurt duke thënë se goli i Bellingham ishte i rregullt. “”Nuk u gjetën prova se topi preku kabllon dhe ndryshoi lëvizjen e tij. Nuk ka asnjë parregullsi dhe goli është i rregullt”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.”
Burimi:
telesport.al