Botërori 2026/ Ibrahimoviç mahnitet nga Franca: Nuk i gjej dot asnjë pikë të dobët
Ish-sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ka mbushur me elozhe kombëtaren e Francës pas fitores bindëse 3-0 ndaj Suedisë në 1/16-at e finales së Botërorit 2026, duke e cilësuar skuadrën e Didier Deschamps si favoriten kryesore për të fituar trofeun. Në një prononcim për FOX, ku ai punon si komentator, Ibrahimoviç tha se ende nuk ka vënë re asnjë dobësi te “Les Bleus”. “E thashë edhe para ndeshjes: ende nuk kam parë as dobësinë më të vogël te kjo kombëtare franceze”, u shpreh ai. Sipas legjendës suedeze, forca më e madhe e Francës qëndron te cilësia e jashtëzakonshme në repartin ofensiv. “Secili nga sulmuesit e tyre mund ta vendosë ndeshjen. Luajtën një ndeshje shumë të mirë. Olise nuk shënoi, por ai ka një vizion loje që Dembélé...
Burimi:
ntv.al