BIK kërkon hetimin e dokumentit në dosjen e Shehollit dhe pretendimeve për gjoja lidhje me shërbimin serb

BIK kërkon hetimin e dokumentit në dosjen e Shehollit dhe pretendimeve për gjoja lidhje me shërbimin serb

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka kërkuar nga autoritetet e vendit ta hetojë “vërtetësinë” e një dokumenti të quajtur “Top sekret” në aktakuzën ndaj një të dyshuari për spiunazh për Serbinë, dhe pretendimet që përmban dokumente se gjoja kjo bashkësi fetare është e ndikuar nga shërbimet sekrete të shtetit fqinj. Në një deklaratë publike të shtunën, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se publikimi i materialeve të paraqitura si pjesë e aktakuzës së ngritur këtë javë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe dokumenti i cilësuar në publik si “Top sekret”, kanë krijuar “një situatë që kërkon maturi, përgjegjësi dhe, mbi të gjitha, zbardhjen e plotë të së vërtetës”. Prokurorët e akuzojnë Shehollin – i cili ndodhet në paraburgim qëkurse u arrestua tetorin e kaluar –...