Beteja Veliaj-Dado ndez debatet! Seanca pa kamera, akuza për mungesë transparence

Beteja Veliaj-Dado ndez debatet! Seanca pa kamera, akuza për mungesë transparence

Seanca që po zhvillohet këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paditur prokurorin e çështjes së tij, Ols Dado është shoqëruar me debate të forta për moslejimin e kamerave. Gjykata nuk lejoi sërish mediat që të transmetojnë seancën live, po ky vendim është kundërshtuar nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili e cilësoi kufizimin si një formë censure ndaj publikut dhe medias. Ai ka deklaruar se vendimi është i papranueshëm. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj depozitoi më 23 janar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit...