“Më luti për të bërë një foto”/ Meloni i përgjigjet Trumpit: Shpifës, unë dhe Italia nuk lypim kurrë!

“Më luti për të bërë një foto”/ Meloni i përgjigjet Trumpit: Shpifës, unë dhe Italia nuk lypim kurrë!

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka replikuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump pasi ky i fundit, e ironizoi duke thënë se ajo e kishte lutur të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës dhe se i erdhi keq për të. Në një video të publikuar në X, liderja italiane theksoi se nuk e kupton sjelljen e Presidentit të SHBA ndaj aleatëve të tij, ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që ai nuk ka të njëjtën vendoshmëri ndaj armiqve. Ajo i cilësoi deklaratat e presidentit amerikan si të sajuara, ndërsa e përfundoi fjalën e saj duke thënë: ”Unë dhe Italia nuk lypim kurrë”. “Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të sajuara. Jam e shokuar. Nuk e di pse...