Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliardë euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! Ja kush kryeson
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar dje qeverinë për përqendrim të madh të fondeve publike në një numër të kufizuar kompanish shqiptare në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës. Sipas tij, rreth 1.5 miliardë euro nga tenderat publikë janë shpërndarë vetëm tek disa firma vendase, duke përjashtuar kompani evropiane dhe amerikane nga garat. Berisha përmendi disa kompani konkrete dhe pretendoi se një pjesë e tyre kanë lidhje të afërta me figura politike, duke e cilësuar situatën si “koncentrim të madh dhe problematik të prokurimeve publike”. Ai gjithashtu akuzoi për abuzim me fondet publike në disa institucione dhe projekte shtetërore, duke e konsideruar këtë si një dëm të madh ekonomik për vendin. “Pasi janë përjashtuar të gjitha kompanitë evropiane dhe...
Burimi:
sot.com.al