‘Berisha nuk do njeri’, Spaho tregon debatet me Nokën: Për pak sa nuk u përplasëm fizikisht, është harbut
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale për zgjedhjet e brendshme të forcës politike, të cilat u komentuan si makijazh pamor dhe jo si proces me qëllim ripërtëritjen e PD-së. Reagimi i Spahos nis me analizimin e një deklarate të Luçiano Boçit, i cili për humbjen e postit të nënkryetarit të PD-së dha edhe argumentin se proceset zgjedhore në partinë e Sali Berishës jo gjithmonë janë të pastra. Ish-deputeti shkruan se shuarja e meritokracisë në Partinë Demokratike është produkt i centralizimit të një pjese të madhe të pushtetit partiak në duart e Flamur Nokës. Spaho u kujton demokratëve, veçanërisht atyre me kontributë në PD, që mënjanimi i tyre nga vendimmarrja brenda partisë është një deja vu,...
Burimi:
sot.com.al