Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit; në pranga edhe i plagosuri
Pas atentatit të ndodhur më 30 qershor në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo, Policia ka arrestuar Edison Agollin, 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, 22-vjeçari u vu në pranga një ditë më parë nga strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Hetimet paraprake tregojnë se ai ndodhej së bashku me vëllain e tij, Nikolla Agolli, dhe dy persona të tjerë në momentin kur dyshohet se u tentua të vritej me armë zjarri Brian Syzo. Edison Agolli ishte shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me paramendim, e kryer për interes ose hakmarrje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer...
Burimi:
sot.com.al