Atentati ndaj Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

Atentati ndaj Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Burime pranë grupit hetimor thanë për Top Channel se një nga pistat që po verifikohet është edhe një lidhje e mundshme me dhunimin e oficerit Mihal Velço, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Sipas të dhënave të reja nga hetimi, dyshohet se autorët, të cilët ishin të maskuar dhe me skafandra, janë larguar nga vendngjarja drejt zonës së plazheve ku përfundon rruga “Mithat Hoxha”. Dyshohet se ata mund të jenë larguar më pas me skaf. Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet gjatë gjithë natës dhe kërkimet vazhdojnë ende për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. Ndërkohë, i plagosuri Thimjo Rubati është transportuar për trajtim më të specializuar...