Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, procedohen 9 administratorë të subjekteve

Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, procedohen 9 administratorë të subjekteve

Një operacion i koduar “Illegal trade” ka çuar në zbulimin e 8 subjekteve në Tiranë, ku dyshohet se tregtoheshin pajisje elektronike, veshje dhe aksesorë të markave luksoze pa dokumentacion që provon origjinën dhe zhdoganimin. Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës, pas kontrolleve të kryera në subjektet me aktivitet tregtar. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta e veshje të markave luksoze, për të cilat mungonin dokumentet shoqëruese. Njoftimi Konstatohen 8 subjekte ku shiteshin pajisje, si dhe veshje dhe aksesorë të markave luksoze, të dyshuara të kontrabanduara. Procedohen penalisht 9 administratorë/përfaqësues të subjekteve, të cilët nuk deklaronin të...