Berisha akuzon Dumanin për apartamentin: Deklaroi blerjen e shtëpisë te Liqeni i Thatë me 390 euro m2, sa kostoja e ndërtimit

Berisha akuzon Dumanin për apartamentin: Deklaroi blerjen e shtëpisë te Liqeni i Thatë me 390 euro m2, sa kostoja e ndërtimit

Në dalje të Prokurorisë së Posaçme ku zbatoi masën detyrim paraqitje, kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sërish ish drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, lidhur me një apartament të deklaruar prej tij në deklaratën e vettingut. Berisha thotë se Dumani ka blerë apartamentin në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës në vitin 2006 me 390 euro m2, kur çmimet në atë zonë kanë qenë dyfishi i shumës së deklaruar. Sipas kreut të demokratëve, Altin Dumani ka gënjyer në deklarimin e bërë, pasi ka nënshkruar një kontratë porosie në vitin 2006 dhe në atë apartament ka filluar të banojë që në vitin 2004. Akuza e Berishës Altin Dumani në veting, për rikujtesë kjo, kjo është e radhës së kaluar, kam bërë kontratë porosie për...