Berati, dëshmi e qytetërimit dhe trashëgimisë kulturore, 18 vite në UNESCO
Qyteti i Beratit vijon të mbetet një dëshmi e gjallë e historisë, arkitekturës dhe traditave shqiptare. Më 8 korrik 2008, qyteti historik i Beratit u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare për rëndësinë e tij të jashtëzakonshme kulturore dhe historike. Berati, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme të qytetërimit në hapësirën shqiptare. Gjurmët e banimit në këtë territor datojnë që në Epokën e Bronzit, ndërsa në fund të shekullit IV para erës sonë ai u zhvillua si qytet-kështjellë me emrin Antipatrea. Gjatë periudhës romake, rëndësia e tij strategjike e shndërroi në një nga fortesat kryesore të rajonit. Në vitin 1961, Berati u shpall qytet-muze,...
Burimi:
sot.com.al