Koncerti i Kanye West, policia bën publike masat e marra! Ja rrugët që do të bllokohen në kryeqytet
Policia e Tiranës ka bërë të ditura masat e marra në lidhje me koncertin që reperi Kanye West do të mbajë të shtunën në Tiranë. Policia njofton se, në kuadër të mbarëvajtjes së këtij koncerti, do të bllokohen disa rrugë në kryeqytet. Sipas njoftimit, të shtunën, duke filluar nga ora 07:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Po ashtu, gjatë këtij intervali kohor do të ndalohet qarkullimi edhe në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, pranë rrethrrotullimit të “Casa Italia”. Ndërsa, duke filluar nga ora 12:00, do të ndalohet lëvizja e mjeteve në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”, si dhe në segmentin “Rruga ‘Sokrat Miho’ – rruga ‘Kasem Shima’ –...
Burimi:
sot.com.al