Qarkullonte me automjet me armë, municion dhe jelek antiplumb, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Qarkullonte me automjet me armë, municion dhe jelek antiplumb, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar, i cili u kap duke qarkulluar me automjet në Himarë, i armatosur me një pistoletë me fishek në fole dhe një granatë. “DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Siguria 2”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 granatë, municion luftarak, 4 jelekë antiplumb/multifunksionalë, 1 automjet dhe 2 celularë. Vihet në pranga 38-vjeçari i posedonte, shtetas me precedent penal për krime kundër personit. Ai u kap në flagrancë nga Policia, në Himarë, duke qarkulluar me automjet, me pistoletë me fishek në fole dhe me granatë. Si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive...