SPAK nis hetimet, tenderi e-Gate dhe roli i dyshimtë i KPP

SPAK nis hetimet, tenderi e-Gate dhe roli i dyshimtë i KPP

Prej rreth dhjetë ditësh, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ndodhet jashtë funksionit, pasi mandati i anëtarëve të tij ka përfunduar dhe institucionit i mungon përbërja e re. Kjo situatë ka krijuar një boshllëk të rrezikshëm në një prej hallkave kyçe të kontrollit të tenderave publikë, duke lënë pezull vendimmarrje me ndikim të drejtpërdrejtë në financat e shtetit. Në të njëjtën kohë, një procedurë prokurimi për instalimin e portave elektronike hyrëse-dalëse (e-Gate) në portet e Durrësit dhe Sarandës ka nxjerrë në pah problematika serioze. Ky projekt, i cili parashikonte një kursim mbi 37% për buxhetin e shtetit, është bllokuar pas një ankimimi nga kompania humbëse, duke ndalur përkohësisht një investim me rëndësi për kontrollin kufitar dhe modernizimin e shërbimeve. Formalisht, ndërhyrja e KPP-së në raste ankimimi...