“Bashkohuni në shesh”/ Emigranti në Itali i bashkohet protestës: Na kanë vjedhur dinjitetin
Një emigrant shqiptar nga Italia, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë, tha se pas 25 vitesh emigracion ka parë nga afër se drejtësia dhe respektimi i rregullave janë të mundshme dhe nuk janë të paarritshme. “Vij nga Diaspora dhe jetoj prej 25 vitesh në Itali. Mësova diçka: drejtësia dhe rregulli nuk janë të paarritshme. Këta njerëz vijnë sot këtu sepse u ka mbaruar durimi”, u shpreh ai. Emigranti kritikoi atë që e cilësoi si “teatër” politik në media, duke akuzuar klasën politike se konfliktet publike mes saj janë të sajuara. “Mashtrimi më i madh që i është bërë këtij populli është teatri i tyre në media, ku zihen dhe shahen, por është skenar. Sa herë bien reflektorët, zhduken konfliktet”, tha ai. Sipas tij, pasojat e...
Burimi:
sot.com.al