Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Begoña Gómez, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, do të dalë para gjykatës për akuza korrupsioni, ndërsa autoritetet i kanë ndaluar largimin nga territori i Spanjës. Begoña Gómez është nën hetim për pretendimet se ka përdorur pozicionin e saj si bashkëshorte e kryeministrit për të siguruar kontrata pune dhe përfitime të tjera. Ajo i ka mohuar të gjitha akuzat. Çështja është ngritur nga grupe të së djathtës ekstreme në Spanjë. Gjyqtari hetues Juan Carlos Peinado urdhëroi që Gómez të dorëzojë pasaportën, i ndaloi daljen nga territori spanjoll dhe e detyroi të paraqitet në gjykatë dy herë në muaj. Ky është një nga disa hetime për korrupsion që po afrohen drejt fazës së gjykimit ose kanë hyrë tashmë në proces gjyqësor, duke shtuar presionin mbi Sánchez,...