Tubimi i opozitës iraniane në Paris, arrestohen 20 persona
Protestuesit kundër ekzekutimeve politike në Iran u mblodhën në Paris të shtunën në kundërshtim me ndalimin e tubimit që e njoftoi policia të enjten. Mësohet se gjatë protestës autoritetet franceze kanë arrestuar 20 persona. “Qindra demonstrues u mblodhën në Place Vauban pranë monumentit Les Invalides në qendër të Parisit, por u shpërndanë nga policia” tha Shahin Gobadi nga NCRI me seli në Paris. Policia franceze ndaloi opozitën iraniane NCRI të mbante tubimin të shtunën, duke thënë se ekzistonte rreziku i përplasjeve midis aktivistëve që kishin pikëpamje të kundërta, një argument që grupi e përshkroi si “të rremë”. Organizatorët apeluan ndalimin, por të shtunën ai u mbështet nga një gjykatë e Parisit. Ndalimi i së enjtes në mbrëmje erdhi disa orë pas një telefonate midis Ministrit...
Burimi:
syri.net