Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Mbetjet e një aeroplani të linjës ajrore Pan American Airways janë gjetur 74 vjet pasi ai u rrëzua në Oqeanin Atlantik, Clipper Endeavor u gjet 610 metra nën nivelin e detit pranë brigjeve të Porto Rikos. Ai u rrëzua në po të njëjtin vend, më 11 prill 1952 pas defekteve të shumta në motor, të cilat shkaktuan prishjen e tij 350 metra pas ngritjes nga San Juan në Porto Riko. Ngjarja nuk pati pasoja jetësore por më shumë se gjysma e individëve brenda avionit rrezikuan mbytjen në ujërat e Oqeanit Atlantik. Zbulimi erdhi pasi studiuesit nxorrën të dhëna nga një seancë dëgjimore publike në Porto Riko, duke përfshirë një hartë të vizatuar nga pilotë të forcave ajrore që kishin qenë dëshmitarë të rrëzimit, gjë që...
Burimi:
syri.net