Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në një studio televizive lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson se ish-drejtoresha shihej si një person me probleme në menaxhimin e detyrës, si dhe njihej si frekuentuese e kazinove. Ajo shton se kjo çështje mund të mos jetë e kufizuar vetëm te tre personat që ndodhen nën masa arresti, por tregon elemente të një skeme më të gjerë organizative. “Kjo është një skemë e mirëfilltë më e gjerë, pra që shkon përtej këtyre tre grave. Jam e interesuar të pyes tek njerëz që kanë një lloj influence në qytetin e Durrësit dhe këtë drejtoreshën e shikonin si njeri me probleme në mënyrën se si e ka menaxhuar qoftë...