Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen 2 “skifterët” në Tiranë

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen 2 “skifterët” në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe për vënien e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -I. G., 34 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit. Këta shtetas u kapën në rrugën “Panorama e Liqenit” duke udhëtuar me një motomjet të dyshuar të vjedhur. Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur shumë parash, sende me vlerë, paisje elektronike dhe sende të tjera të ndryshe, në 9...