Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni që transmeton në gjuhën iraniane
Tre persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar, janë arrestuar në Londër pas një tentative për zjarrvënie në ambientet e televizionit “Iran International”, i cili transmeton në gjuhën persiane. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 në zonën e Wembley, kur një objekt zjarrvënës u hodh drejt godinës së medias. Objekti përfundoi në parking, ku flakët u shuan vetë, pa shkaktuar dëme apo të lënduar. Tre të rinjtë, të moshave 16, 19 dhe 21 vjeç, u arrestuan pak më vonë pas një ndjekjeje nga policia. Autoritetet britanike sqaruan se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist, por po hetohet nga njësia kundër terrorizmit në Londër. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup i quajtur “Harakat A’shab al-Yamin al-Islamiyah”, sipas organizatës...
Burimi:
javanews.al