Grabitet një bankë në Itali, autorët e armatosur mbajnë peng 25 persona, i lirojnë pas mbërritjes së forcave të rendit

Grabitet një bankë në Itali, autorët e armatosur mbajnë peng 25 persona, i lirojnë pas mbërritjes së forcave të rendit

Një grabitje me pengje ka tronditur sot një degë të bankës Credit Agricole në Piazza Medaglie d’Oro, në Itali, ku një grup personash të armatosur ka marrë peng 25 persona, mes klientëve dhe punonjësve. Forcat speciale të karabinierëve (GIS) nga Livorno ndërhynë në vendngjarje për të bërë kontrollin e brendshëm të bankës dhe për të lokalizuar autorët e krimit. Megjithatë, grabitësit kishin arritur të arratiseshin para ndërhyrjes së tyre. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autorët janë larguar përmes rrjetit të kanalizimeve, pasi më herët kishin hapur një vrimë në dyshemenë e bankës gjatë natës. Ndërkohë, policia dhe karabinierët po kryejnë kontrolle edhe në sistemin e kanalizimeve të zonës për të gjurmuar gjurmët e tyre. Pengjet u liruan pas mbërritjes së forcave të rendit. Asnjë prej tyre...