Aritmetika e dyshimtë e Basteve, kur koefiçientët godasin integritetin e Superiores, shihni koefiçientët

Aritmetika e dyshimtë e Basteve, kur koefiçientët godasin integritetin e Superiores, shihni koefiçientët

Analiza e koeficienteve të ofruar nga kompanitë e basteve për javën e fundit të Abissnet Superiore, bazuar në dokumentin e siguruar, përbën provën më flagrante të një kampionati që ka dalë jashtë shinave të logjikës sportive. Në një industri që bazohet në probabilitetin matematik, këto shifra nuk janë thjesht koeficiente, por një pasqyrë e paracaktimit të rezultateve në kurriz të garës së ndershme. Paradoksi i “Gjigantëve” dhe “Të vegjëlve” Anomalia më e rëndë shfaqet në dy përballje ku hierarkia e kampionatit përmbyset totalisht në letër: Vora (1.43) vs AF Elbasani (7.05): Kjo është sfida ku matematika sfidon arsyen. Elbasani, i cili kryeson kampionatin, trajtohet si një autsajder i pashpresë me koeficientin 7.05, një shifër që zakonisht u caktohet skuadrave amatore në përballje me kampionët. Fakti...