I shiti një të riu kanabis, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari në Tiranë

I shiti një të riu kanabis, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat “Shqiponja” për shkak se tregtonte lëndë të dyshuar kanabis. I riu me iniciale A. H. (H) ka rënë në pranga, teksa një tjetër shtetas është proceduar në gjendje të lirë, pasi bleu një sasi të vogël kanabisi nga 27-vjeçari. NJOFTIMI I POLICISË – Tiranë/ Goditet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike. Shiste lëndë narkotike në rrugën “Petro Nini Luarasi”, vihet në pranga 27-vjeçari. Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër, të cilit iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, të cilën e kishte blerë nga 27-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis. Në vijim të kontrolleve intensive me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në...