Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke konfiskuar përfundimisht 22 pasuri të Gramoz Totos, të dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi parashikon kalimin në favor të shtetit të 16 pasurive të paluajtshme dhe 6 automjeteve, të regjistruara në emër të Totos dhe familjarëve të tij. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë troje dhe ndërtesa në Dushnik të Beratit, tokë arë me sipërfaqe 6,500 metra katrorë, godina dhe objekte shërbimi, një kompleks sportiv, apartamente dhe ndërtesa në rrugën “Çlirimi” në Berat, ullishte, si dhe objekte të tjera ndërtimi. Gjithashtu janë konfiskuar edhe gjashtë automjete. Pasuritë do të...
Burimi:
javanews.al