I dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni, pasuritë e Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar
Apeli i Posaçëm ka kaluar në favor të shtetit 22 pasuri të Gramoz Totos, një person i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin e dhënë më herët nga GJKKO, duke konfiskuar përfundimisht 16 pasuri të paluajtshme të Gramoz Totos, si dhe 6 automjete, në emër të tij dhe familjarëve të tij. Pasuritë përfshijnë troje dhe ndërtesa në Dushnik të Beratit, tokë arë me sipërfaqe 6,500 m², godina dhe objekte shërbimi, një kompleks sportiv, apartamente dhe ndërtesa në rrugën “Çlirimi”, Berat, ullishte me sipërfaqe rreth 112 m² dhe objekte të tjera ndërtimi. Po ashtu, u konfiskuan 6 automjete që figurojnë në...
Burimi:
sot.com.al