Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Milot, makina përplaset me kamionin, humb jetën shtetasi kosovar
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Mabë, ku një përplasje mes një kamioni dhe një automjeti ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 04:30, një kamion i drejtuar është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B. Si pasojë e përplasjes, K. B. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, F. B., dhe djali i tij, gjithashtu me inicialet F. B., janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur...
Burimi:
sot.com.al