4 policë në urgjencë, Balla: Dhuna u orkestrua nga persona me lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar në Kuvend dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestave, duke kërkuar distancim nga aktet e dhunshme. Balla tha se disa efektivë të policisë ndodhen në urgjencë dhe uroi që gjendja e tyre shëndetësore të mos përkeqësohet. “Punonjësit e Policisë së Shtetit janë në urgjencë. Uroj që shëndeti dhe jeta e tyre të mos rrezikohen”, deklaroi Balla. Ai akuzoi Partinë Demokratike se nuk ka dënuar dhunën, por sipas tij ka shfaqur solidaritet me persona që i cilësoi si përgjegjës për akte të dhunshme. “Keqardhje e madhe që PD jo vetëm që nuk e dënon dhunën, por bie pre e një solidariteti të turpshëm me disa terroristë, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët...
Burimi:
vizionplus.tv