4 mln euro për koncertin e Kanye West/ Media italiane: Qeveria shqiptare akuzohet për financim me fondet e emergjencave
Koncerti i reperit amerikan Kanye West, i planifikuar të mbahet të shtunën në Tiranë, është shndërruar në një nga temat më të debatueshme në Shqipëri, mes polemikave për financimin e tij dhe figurës kontroverse të artistit. Sipas raportimeve, qeveria shqiptare ka përdorur mbi 4 milionë euro nga fondi i rezervës së shtetit, i destinuar zakonisht për emergjenca dhe fatkeqësi natyrore, për të mbuluar kostot e organizimit të koncertit, pasi shitjet e biletave nuk kanë përmbushur pritshmëritë. Kjo ka sjellë edhe më shumë revoltë, ndërsa qytetarët protestojnë prej 40 ditësh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit. Kryeministri Edi Rama e kishte prezantuar koncertin si një ngjarje që do të sillte mijëra turistë të huaj në Shqipëri, veçanërisht nga Italia, pas anulimit të performancës së Kanye West në...
Burimi:
sot.com.al