Koncerti i Kanye West/ Protestuesja: Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e 9-vjeçareve

Koncerti i Kanye West/ Protestuesja: Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e 9-vjeçareve

Nga protesta, një e rë denoncoi sot lëvizjen e fundit të qeverisë për të mbushur stadiumin ku do të mbahet koncerti i Kanye West, pas dështimit me shitjen e biletave. Sipas protestueses, Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, që të marrin pjesë në koncert. Ajo theksoi se koncerti i West nuk është për fëmijët, dhe se ministria duhet të japë libra e të ndihmojë në zhvillimin e njohurive të fëmijëve. “Diplomën do ta vendos në kornizë. Duke qenë se Ministria e Arsimit është kaq e zellshme për nxënësit e 9-vjeçares, çohen mesazhe në grup për t’u dhënë bileta falas për koncertin e Kenye West. A e di Ministria e Arsimit se çfarë këngësh këndon Kenye West? Ato kanë mesazhe...