“Edi Rama është i frikësuar nga protesta”/ Deputeti, Gjoni: Qëndrimet e eurodeputetëve, sinjal kritik ndaj qeverisë

“Edi Rama është i frikësuar nga protesta”/ Deputeti, Gjoni: Qëndrimet e eurodeputetëve, sinjal kritik ndaj qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mënyra e qeverisjes së tij karakterizohet nga arroganca dhe shpërfillja ndaj qytetarëve. I ftuar në nje studio televizive, Gjoni tha se sjellja e Ramës nuk është një fenomen i ri, por një mënyrë qeverisjeje që, sipas tij, ka nisur që në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Kulturës dhe më pas Bashkinë e Tiranës. Sipas deputetit demokrat, një nga shembujt më të qartë lidhet me mënyrën sesi janë trajtuar pronarët dhe bizneset gjatë projekteve infrastrukturore në kryeqytet. Ai u ndal edhe te përplasjet gjatë protestave, duke thënë se ka takuar protestues të ndaluar dhe se qëndrueshmëria e tyre tregon, sipas tij, një ndryshim të klimës sociale në...