“Shkuarja atje gabim, si shitja e votës”/ I riu apel nxënësve dhe studentëve: Bojkotoni koncertin e Kanye West
Një i ri në protestën para Kryeministrisë iu kërkoi nxënësve dhe studentëve që të bojkotojnë koncertin e Kanye West që do të mbahet më 11 korrik. Ai tha se nëse shkohet ata do të gabojnë njësoj si ata që shesin votën. “Është siguruar fitorja e radhës, fakti që na thirri në concert e ne nuk shkuam. Fakti që po iu kërkohet mësuesve të shkojnë në koncert do të thotë që ka shumë vende bosh. Do t’i mbushin vendet me studentë dhe nxënës me 4.2 milionë lekët që paguam ne. Nëse shkoni atje do të jeni shumë më keq se ata që shitën votën, ju do ta shisni për një biletë. Sot është koha për t’ju thënë mësuesve se keni punë dhe bëni mungesën më të...
Burimi:
sot.com.al