“Ulu në gjunjë dhe kërko falje!”, arrestohet këngëtari Jozefin Marku pas konfliktit fizik me Eduart Kuçin
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozefin Marku, është arrestuar nga policia pas konfliktit fizik me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi. Raportohet se Marku është arrestuar sot në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Ngjarja vjen pasi në rrjetet sociale qarkulluan gjerësisht pamjet e përplasjes mes dy ish-banorëve të formateve “Big Brother VIP”. Sipas raportimeve, konflikti dyshohet se e ka zanafillën te një video e publikuar më herët nga Eduart Kuçi, në të cilën ky i fundit kishte bërë deklarata fyese dhe kërcënuese ndaj Markut, duke përmendur edhe një hakmarrje për mikun e tij, Gjestin. Kuçi kishte deklaruar se, nëse Marku do të shkonte në Kosovë, do të përballej me të. Pak kohë pas deklaratave në rrjetet sociale, dy personazhet janë...
Burimi:
gijotina.com