Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup
Kryeministri Edi Rama zhvilloi të mërkurën një takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Inspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula dhe inspektorët e terrenit, pas të cilit njoftoi disa ndryshime në punën e tyre. “Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e besës. E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh”, tha Rama përmes një videomesazhi në Facebook. “Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, po t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët”. Rama shtoi se gjoba mbi një biznes është arma e fundit,...
Burimi:
argjiroja.net