Ultimatumi i Ramës, largohen administratorët e njësive të Bashkisë Gjirokastër

Ultimatumi i Ramës, largohen administratorët e njësive të Bashkisë Gjirokastër

Pas ultimatumit të Edi Ramës të premten, kanë nisur shkarkimet e administratorëve të Njësive Administrative. Shtatë administratorë të njësive që janë në varësi të Bashkisë Gjirokastër kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga pozicionet drejtuese. Konkretisht janë administratorët e Njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar. Rama kërkoi gjithashtu edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive.
Burimi: Argjiroja.net