Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ultimatumi i qeverisë për lirimin e akseve kombëtare, Balluku thirrje bizneseve: Bashkëpunoni ose do të ndërhyjmë
Qeveria ka vendosur datën 31 korrik si afatin përfundimtar për lirimin vullnetar të hapësirave publike të zëna përgjatë akseve kombëtare, të cilat përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore. Një ditë para përfundimit të afatit, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se pas kësaj date do të ketë penalizime për subjektet që refuzojnë të lirojnë hapësirën e zënë në mënyrë të paligjshme. Strukturat e IKMT dhe IMT janë në terren për të konstatuar shkeljet dhe për të marrë masat e nevojshme pas përfundimit të afatit, bëri me dije ministrja Balluku pasditen e sotme. Balluku: Jemi në terren për reformën e rikthimit të...