Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Gjykata e Apelit e Bolonjës ka vendosur uljen e dënimit nga 17 në 15 vjet burgim për autorin e vrasjes së 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, e cila humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza pasi u hodh nga ballkoni i banesës prej ish-të dashurit të saj. Vendimi i ri gjyqësor ka nxitur reagimin e nënës së viktimës, Morena Corbellini, e cila gjatë një interviste televizive e cilësoi vendimin si një humbje të besimit te sistemi i drejtësisë: “Kur u lexua dënimi, ndjeva dhimbje të madhe, një disfatë. Besoja aq shumë në drejtësi, dhe sot nuk besoj më në të. Ka aq shumë zhgënjim dhe aq shumë zemërim. Shkova në dhomën e saj për të kërkuar falje sepse nuk mora atë që doja. Beteja nuk...