Ulet niveli në liqenin e Fierzës, mungesa e reshjeve dhe temperaturat ndikojnë në prurjet e lumenjve

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, mungesa e reshjeve dhe temperaturat ndikojnë në prurjet e lumenjve

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo rënie vjen si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta që shpeshherë tejkalojnë 30°C. Rënia e nivelit të ujit është me disa metra krahasuar me periudhat normale të vitit. Gjendja është e pranishme edhe në lumenjtë që furnizojnë këtë liqen, ku prurjet janë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja sezonale. Sipas parashikimeve, muajt në vijim do të shënojnë temperatura të larta, gjë që pritet të thellojë më tej rënien e nivelit të ujit...
Burimi: Javanews.al